
Moderatorja e njohur Marina Vjollca do të rikthehet në Top Channel. Sipas burimeve nga disa media, Marina ka nënshkruar kontratën për të prezantuar programin “Shqiptarët për Shqiptarët” me Elvis Naçin. Sipas tyre, ajo ka nisur punën për programin i cili siç është lajmëruar nga Top Channel nis së shpejti.
Gjithsesi mbetet për t’u parë se kur moderatorja do të ndajë më publikun lajmin e kësaj zhvendosjeje.