
Julia Iliriani, aktorja e njohur ka rrëfyer në “S’e luan topi” momentet e vështira në fillimet e karrierës së saj, nga studente në përfshirjen në aktrim.Aktorja tregon se është ndjerë e kërcënuar dhe e frikësuar në periudhën ku studionte për aktrim, ndërsa flet për humbjen e disa roleve, për shkak se i kërkonin marrëdhënie seksuale në këmbim.
Të ofronin një rol, në këmbim të një marrëdhënieje me ty?
Julia: Ideja ishte kjo, nuk ta thonin kaq hapur, por në forma të tjera. Shumë gjërave u kam thënë Jo. Humba disa role, por nuk më mërzit kjo gjë.