Korea e Jugut shet më shumë karroca qensh se bebesh

Në vend që të kenë fëmijë, koreano-jugorët preferojnë të kenë qen, gjë që ka bërë që shitjet e karrocave të qenve të tejkalojnë atë të karrocave për fëmijë për herë të parë në historinë e saj.

Zyrtarët në Korenë e Jugut po panikosen, pasi është një tregues tjetër i rënies së nivelit të lindjeve në Seul – vendi aziatik mban nderin që tani ka normat më të ulëta të lindshmërisë në botë.

Një raport nga Gmarket, një operator i platformës së tregtisë elektronike në vend, zbulon se shitjet e karrocave për kafshët shtëpiake kanë tejkaluar ato të karrocave për bebe në 2023 dhe ky trend vazhdon edhe këtë vit.Në vitin 2023, të dhënat treguan se 43 për qind e numrit total të karrocave të shitura në platformë gjatë tre tremujorëve të parë ishin për foshnjat njerëzore, ndërsa 57 për qind e mbetur ishin karroca të dizajnuara për kafshë, kryesisht qen dhe mace.

Next Post

Rishfaqet fotoja në shtrat e Jennifer Lopez dhe "Diddy"

Sun Sep 22 , 2024
Fotografitë e Jennifer Lopez në shtrat me ish-in e saj Diddy, janë rishfaqur pas arrestimit të fundit të reperit. Një imazh viral nga festa e Diddy-t e 4 Korrikut 2000 e tregon atë në shtrat me Lopez dhe ikonën e ndjerë të R&B, Aaliyah.Gjithashtu në fotografi ishin ekzekutivi i ndjerë […]

You May Like