
Kryeministrja e Italisë, teksa mbante një fjalim falenderimi për çmimin që Elon Musk i dha, kujtoi një tekst të Michael Jackson.
Të ngrejë dorë kush tjetër e ka mësuar anglishten nga muzika?
“Siç thoshte profesori im i anglishtes, Michael Jackson:
Unë e nis nga ai që kam përpara pasqyrës. I kërkoj të ndryshojë sjelljen e tij. Duhet të fillojmë me veten.Të duam atë që jemi dhe ta respektojmë. Vetëm kështu mund të kuptojmë dhe respektojmë edhe të tjerët”, tha Meloni.