Cekja i Beratit i drejtohet “Fiks Fare”: “Faturohem për ujin e pijshëm sikur të kisha lavazh”

Humoriusti i mirënjohur Sejfulla Myftari, i njohur si Cekja i Beratit, i është drejtuar emisionit “Fiks Fare” për një problem me të cilin po përballet në shtëpinë e tij të pushimit në Sarandë. Edhe pse në atë banesë nuk jeton njeri, ai paguan mbi 6000 lekë në muaj në faturat e ujit të pijshëm.Cekja e zotëron shtëpinë në Sarandë prej 22 vitesh, por problemi me mbifaturimin ka nisur kohët e fundit. Në muajt korrik dhe gusht faturat e ujit arritën vlerën prej 11.500 lekë pa qenë askush në shtëpi.

“Unë duhet të pyes komshinjtë mos ka çarë ndonjëri tubin tim dhe ka hapur lavazh”, është shprehur Cekja me humor.

Fiksi” bashkë me Ceken i janë drejtuar shërbimit të klientit të UKS-së dhe ai është shprehur se është në dijeni të problemit, por që matësi i ujit aq ka regjistruar. Ndërkohë që Cekja shpjegon se matësi është ndërruar, punonjësi i shpjegon se matja e sahatit të ri pasqyrohet në muajin shtator. Ndërkohë që faturimet për muajt korrik e gusht janë nxjerrë nga matësi që kanë hequr. I pyetur nga ana e Cekes se pse del debitor kur i ka kryer të gjitha pagesat, punonjësi shpjegon se në matësin që kanë hequr kishte ende metra kub uji të palexuara.

“Fiksi” dhe Cekja është në zyrat e UKS-së, drejtori i këtij institucioni telefonon gazetaren e Fiksit duke i thënë se nuk është në dijeni, por që problemin do e zgjidhin menjëherë.UKS në përgjigjen e saj shkruan se nga verifikimi i bërë nga grupi më 24/09/2024 u konstatua se ujëmatësi vazhdon të regjistrojë konsum, por pa dhënë shpjegim se pse. Gjithashtu ata këshillojnë të kontrollohet linja nga ujëmatësi në drejtim të banesës për të gjetur defekte të mundshme. Defekte që punonjësit e UKS-së edhe pse inspektuan shtëpinë, nuk i gjetën.

Next Post

George Clooney dhe Brad Pitt luftojnë mafian shqiptare në "Wolfs"

Thu Sep 26 , 2024
Në filmin e rradhës “Wolfs”, George Clooney dhe Brad Pitt luajnë dy rivalë të punësuar për të mbuluar të njëjtin krim. Dyshja e famshme në film do të mundohen t’i shmangen arrestimit të policisë dhe vrasjes nga mafia shqiptare. Megjithatë, ata nuk janë miq. Ata shfaqen si të huaj dhe […]

You May Like