
Bota e Armend Rexhepagiqit që nuk e njohim”. Kështu titullohet intervista e artistit në emisionin “Canape” në T7 dhe është vërtet një nga intervistat që ka shpërfaqur anët më të panjohura të tij.
Ai vlerëson çdo emocion, secili prej tyre, edhe ato të trishtat i duken të bukura e megjithatë një prej tyre s’e ka provuar ende: të qenit baba.Një zgjedhje, një vendim që s’e ka ndier kurrë si thirrje e që në të vërtetë ka qenë e dyanshme.
Një deklaratë që vite më parë nuk do ta thoshte kurrë e as do t’i lejonte ta pyesnin, por këtë herë Armendi u tregua një libër i hapur. Pa justifikime apo argumente të tepërta, thjesht një zgjedhje që nuk e ka lënduar kurrë.