
Muajn tetor, që njihet si “Tetori Rozë”, muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit.
Në një postim mëngjesin e sotëm në rrjetet e tij sociale, kryeministri Edi Rama ka bërë një thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat të kujdesen për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend.
“MIRËMËNGJES ♥dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.