
Pas më shumë se një dekade, Michael Schumacher shihet në publik për herë të parë, në martesën e vajzës së tij, Gina.
Gina-Maria u martua me Iain Bethke të shtunën e kaluar në një ceremoni madhështore në vilën e familjes në Majorca, dhe mediat gjermane nxituan të raportonin se Michael ishte i pranishëm në festë.Schumacher vazhdon nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor pas aksidentit të më shumë se një dekade më parë, ku goditi kokën në një shkëmb teksa bënte ski në Alpet Franceze. Pavarësisht se i mbijetoi përplasjes, shtatë herë kampioni i F1 kaloi disa muaj në koma.
U morën masa për të ruajtur privatësinë e legjendës së F1. Thuhet se të gjithë të ftuarve iu kërkua të linin telefonat celularë në hyrje për të parandaluar marrjen e ndonjë fotografie të 55-vjeçarit.

