Bora flet për marrëdhënien me të ëmën e Donaldit: Nuk e quaj vjehrrë

Moderatorja Bora Zemani ishte e ftuar në “Goca & Gra” në Top Channel, ku foli për projektin e ri që nis së shpejti, por edhe për dashurinë dhe raportin me mamanë e Donaldit.

“Unë nuk e quaj mamanë e partnerit “vjehërr” sepse më duket sikur e shaj. Kemi marrëdhënie shumë të mirë bashkë, ulemi dhe flasim për orë të tëra, mbi të gjitha jemi të dyja nga Kuçi i Vlorës. Mbase origjina ndikon në këtë pjesë,” u shpeh ajo.

Përtej raportit me mamanë e Donaldit, Bora foli më shumë edhe për formatin e ri që do të moderojë në Top Channel dhe që quhet “Piramida”. Ajo zbuloi për herë të parë datën e nisjes, më 15 tetor, por edhe të tjera detaje rreth këtij emisioni që i është besuar për herë të parë asaj.

Next Post

Nëna e Diddy-t thyen heshtjen: Mos e gjykoni djalin tim pa dëgjuar të vërtetën e tij!

Mon Oct 7 , 2024
Janice Combs, nëna e Sean ‘Diddy’ Combs, foli për herë të parë për akuzat e rënda kundër djalit të saj, duke shprehur tronditje dhe dhimbje të thellë. Ajo theksoi se djali i saj nuk është “monstra” që kanë krijuar dhe kërkoi që të ketë drejtësi për të, pasi është i […]

You May Like