Nëna e Diddy-t thyen heshtjen: Mos e gjykoni djalin tim pa dëgjuar të vërtetën e tij!

Janice Combs, nëna e Sean ‘Diddy’ Combs, foli për herë të parë për akuzat e rënda kundër djalit të saj, duke shprehur tronditje dhe dhimbje të thellë. Ajo theksoi se djali i saj nuk është “monstra” që kanë krijuar dhe kërkoi që të ketë drejtësi për të, pasi është i pafajshëm deri sa të provohet e kundërta në gjykatë.

Janice tha në një deklaratë: “Jam zemërthyer kur shoh djalin tim të gjykohet jo për të vërtetën, por për një narrativë të krijuar nga gënjeshtra. Është si një linçim publik para se ai të ketë mundësinë të mbrojë veten.”

Ajo pranoi se Diddy ka bërë gabime në të kaluarën, përfshirë një incident në vitin 2016 ku dyshohet se ai ka dhunuar ish-të dashurën Cassie Ventura. “Nuk po them se djali im është perfekt, sepse nuk është. Por këto gabime të së shkuarës nuk e bëjnë atë fajtor për këto akuza të tmerrshme”, tha ajo.Në fund, Janice akuzoi disa persona për përfitime financiare nga kjo situatë: “Këta individë po përpiqen të përfitojnë duke gënjyer për djalin tim, sepse e panë sa shpejt ekipi i tij ligjor civil zgjidhi padinë e ish-të dashurës së tij. Ata besojnë se mund të marrin para të shpejta duke e akuzuar atë në mënyrë të rreme”.

Ajo përfundoi me një thirrje: “Ju lutem, mos e gjykoni pa dëgjuar të vërtetën e tij.”

Next Post

Paris Hilton diagnostikohet me një çrregullim mendor: Është superfuqia ime!

Mon Oct 7 , 2024
Paris Hilton ka folur hapur për diagnozën e saj me çrregullimin e hiperaktivitetit me deficit të vëmendjes (ADHD) dhe si ajo ka ardhur ta shohë këtë gjendje kronike shëndetësore si “superfuqinë” e saj. Në një rrëfim përTeen Vogue”, 43-vjeçarja, reflektoi mbi vështirësitë me simptomat e ADHD-së, para se të merrte […]

You May Like