
Një sulm terrorist që ka ndodhur disa orë më parë në Industrinë Turke të Hapësirës Ajrore (TAI) në kryeqytetin Ankara, ka regjistruar disa viktima.Ende nuk raportohet zyrtarisht, por mendohet se mund të ketë qenë një sulmues vetëvrasës.Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, konfirmoi se shpërthimi i dëgjuar jashtë ambienteve të zonës ishte një sulm terrorist.
Mësohet se nga sulmi kanë mbetur të vrarë disa njerëz dhe shumë të plagosur, tha Yerlikaya në X.Ai i bëri thirrje publikut që për zhvillimet e fundit të mbështetet në deklaratat e burimeve zyrtare.