
Australia ka miratuar një ligj të ri, revolucionar, që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 16 vjeç. Ky vendim, i mbështetur nga Kryeministri Anthony Albanese, synon të mbrojë të rinjtë nga efektet negative të platformave si TikTok, Instagram dhe Facebook.
Ligji i ri i ngarkon kompanitë e rrjeteve sociale me përgjegjësinë për të parandaluar aksesin e të miturve në shërbimet e tyre. Për të siguruar zbatimin e masave, kompanitë do të jenë të detyruara të përdorin teknologji për verifikimin e moshës. Ligji do të hyjë në fuqi pas 12 muajsh, për t’u dhënë kohë platformave të përgatiten për zbatimin e tij.