
Gjatë performancës së tij më 7 dhjetor në Abu Dhabi, Eminem zgjodhi të mos këndojë frazën fyese ndaj nënës së tij në këngën hit “Without Me”, duke ia lënë në dorë publikut nëse dëshironin ta thoshin atë apo jo. Ky veprim u interpretua si një shenjë respekti dhe ndoshta një formë e nënkuptuar e pajtimit pas vdekjes së saj.
Vdekja e Debbie-t shënon fundin e një kapitulli të dhimbshëm për reperin, i cili ndoshta tani po përpiqet të lërë pas të shkuarën dhe të gjejë paqe. Ndryshimi në performancën e tij është një tregues i qartë i kësaj reflektimi dhe i pjekurisë që ka arritur me kalimin e viteve.