Këto janë fanellat zyrtare të Shqipërisë në Euro 2024

Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se fanellat e reja të kombëtares shqiptare kanë dalë në shitje.

Ngjyra e kuqe dhe e zezë do të përfaqësojë fanellën e parë të ekipit tonë, ndërkohë që e pranishme në pjesën e përparme do të jetë dhe shqiponja dykrenare. Kjo shqiponjë është gjithashtu e pranishme dhe në dy fanellat e tjera

Fanella e dytë e kombëtares do të jetë me ngjyrën kryesore të bardhë, ndërsa jaka dhe pjesa e poshtme e mëngëve do të jetë e zezë. Fanella e tretë do të jetë e gjitha e zezë, e cila do të përdoret vetëm për Kampionatin Europian 2024.

Next Post

Masha e Vogel Baby Shop

Tue Jun 4 , 2024
🛍 Veshje dhe aksesore per bebe 📞 Per porosi kontaktoni: 0692108693 Vizitoni: www.imisbaby.com

You May Like