
Thuhet se Adele ka refuzuar një pagesë prej 200 milionë dollarësh për të qenë me familjen e saj.Këngëtarja 36-vjeçare kohët e fundit u tha fansave në shfaqjet e saj në Mynih se do të merrte një pushim të gjatë nga muzika:
“Nuk do t’ju shoh për një kohë tepër të gjatë. Më duhet një pushim. Kam kaluar shtatë vitet e fundit duke ndërtuar një jetë të re për veten time dhe dua ta jetoj atë tani.”
Tani, Daily Mail pretendon se këngëtarja ka refuzuar ofertën e një shfaqjeje në një kazino në Macau, Kinë, ku do të ishte paguar 200 milionë dollarë.