
Një 24-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në bypassin e Vlorës në afërsi të fshatit Kaninë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se i riu ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Benz” dhe për pasojë, automjeti është përplasur me pjesën shkëmbore në anë të rrugës.Për shkak të dëmtimeve, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën.