
Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, një nga 2 festat më të rëndësishme në kalendarin e myslimanëve. Mijëra besimtarë u mblodhën sot në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ për faljen e namazit të Kurban Bajramit. Falja nisi në orën 06:00.
Mesazhi i kreut të KMSH-së Bujar Spahiut, shkoi për më shumë dashuri e begati në familjet shqiptare, e megjithatë nuk kurseu as thirrjet për paqe në vendet e botës që janë të përfshira në luftëra si Gaza e Palestina.
‘Në emër të KMSH-së, ju uroj gëzuar Kurban Bajramin, paqe dashuri. Kjo festë sjelltë begati e mirësi në familjen e vatrat tona!’- tha Spahiu.