Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se u ka falur 6 milionë metra katror troje publike trafikantëve dhe bandave kriminale. Duke folur para qindra qytetarëve të mbledhur poshtë banesës së tij, Berisha u ndal edhe tek fatura qindra million euro që do u rëndojë shqiptarëve përmes aferave me Skavicën dhe Portin e Durrësit. Berisha tha se beteja pa kthim është vendimtare dhe se është koha për tu përballur me Edi Ramën dhe Dumanët e tij.
Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se u ka dhënë trafikantëve dhe bandave kriminale mbi 6 milionë metra katrorë tokë publike në të gjithë vendin. Berisha tha se në 2013-ën qeveria e tij kishte lënë 70 mijë hektarë tokë për të kompensuar pronarët e ligjshëm, por kjo tokë u shëndërrua nga Rama në prona për investitorët e tij strategjikë. Këtë deklaratë Berisha e bëri para qindra qytetarëve të mbledhur si çdo mbrëmje poshtë banesës së tij.

