
Dua Lipa nuk njeh më limite dhe as konkurrencë. Me koncertet e saj dhe me prodhimet e reja, Dua ka siguruar miliona lekë vitin e kaluar për kompaninë në të cilën është pjesë.

“The Sun” raporton se “Radical 22 Live LLP” fitoi nga Dua mbi 60 milionë euro, më shumë se artistë të tjerë të njohur si Ed Sheeran dhe Adele.
Shifrat e bëjnë atë një nga muzikantet më të paguara në Britani, vetëm tetë vjet pasi filloi karrierën. Shifrat e reja u depozituan në Shtëpinë e Kompanive këtë fundjavë dhe u nënshkruan nga producentët.

Gjatë kohës kur ajo ishte në turneun e saj botëror “Future Nostalgia”, kompania e saj bëri 21.3 milionë euro në Europë dhe 22 milionë euro të tjera në Amerikën e Veriut.
