Duart e mavijosura të Trump ngrejnë pikëpyetje mbi shëndetin e tij

Dora e djathtë e Z. Trump dukej e mavijosur gjatë takimit të 78-vjeçarit me presidentin francez Emmanuel Macron të hënën ka nxitur spekulime në mediat sociale mbi shëndetin e tij. Kjo skuqje apo mavijosje është vënë re edhe dy herë të tjera, në gusht dhe nëntorin e vitit të kaluar.Sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Karoline Leavitt, ka deklaruar se kjo mavijosje ka ardhur për shkak të takimeve dhe shtrëngimeve të shumta të duarve.

“Presidenti Trump është një njeri që u përket njerëzve dhe ai takon shumë amerikanë. Trump shtrëngon më shumë duar në ditë se çdo president tjetër në të gjithë historinë. Angazhimi i tij është i palëkundur dhe ai e dëshmon çdo ditë”, tha Leavitt.

Next Post

Danimarka ndalon celularët në shkolla

Wed Feb 26 , 2025
Qeveria daneze ka vendosur të ndalojë përdorimin e telefonave celularë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme shtetërore, si pjesë e një përpjekjeje për të përmirësuar mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve. Vendimi u mor pas rekomandimit të Komisionit për Mirëqenien e Popullsisë dhe do të prekë pothuajse të […]

You May Like