
Mbipopullimi i turistëve gjatë periudhave të pushimeve është një problem pa kufij gjeografikë dhe ka të bëjë si me mbrojtjen e monumenteve, ashtu edhe me banorët.
Së shpejti turistët mund të humbasin monedhat e fatit në një mënyrë shumë moderne, pasi kryeqyteti italian po mendon të tarifojë hyrjen falas: ”Ideja jonë është të prezantojmë një biletë prej dy eurosh (2,20 dollarë) për të hyrë në zonën përreth pellgut të ujit të shatërvanit”,- njoftoi në median sociale këshilltari i qytetit përgjegjës për turizmin, Alessandro Onorato.
”Ne duam ta bëjmë vizitën një përvojë të vërtetë dhe jo një përplasje kaotike mes turistëve në kërkim të selfie-ve më të mira”,- tha Onorato.
“Por, tani ne duhet të sigurojmë që turizmi të jetë në përputhje me jetën e romanëve”,– tha Onorato.

Hyrja në shatërvan do të mbetet e lirë për romanët. Onorato tha se të ardhurat nga biletat turistike do të riinvestoheshin për të mbrojtur shatërvanin dhe për të punësuar staf sigurie dhe për të menaxhuar fluksin turistik, duke krijuar kështu vende pune.
”Deri më tani, kjo është ende vetëm një ide”, tha administrata e qytetit. Nuk është ende e qartë se kur mund të vendoset dhe të hyjë në fuqi një tarifë e tillë hyrjeje.