
Egla Ceno është shpallur fituese e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” (BBV), por shumë njerëz në rrjet kanë shprehur dyshime dhe kanë sugjeruar se fitorja e saj mund të ketë qenë e favorizuar për shkak të lidhjeve të saj familjare me drejtuesit e Top Channel.Në përgjigje të këtyre aludimeve, Egla ka reaguar me ironinë e saj.
Ajo ka thënë: “Vendosa të zbuloj të vërtetën, edhe pse është e dhimbshme. Ka pasur disa komente që kanë zbuluar të vërtetën, kështu që nuk do të fshehem më dhe po e konfirmoj. Kam fituar Big Brother sepse Ledion Liço, prezantuesi, është djali i burrit të tezes xhaxhait të hallës së tezes së babait nga ana e nënës, ndërsa Lori dhe Sara, që janë shumë të rëndësishme, janë vajzat e xhaxhait të tezës së nënës. Prandaj, nuk kishte si të mos e fitonim unë Big Brother-in. Po e them këtë edhe pse do të më kushtojë shumë, sepse nuk mund t’i zbuloj sekretet e Big Brother-it, por po e them sepse ju më zbuluat dhe është më mirë të them të vërtetën. Kjo është arsyeja pse e fitova Big Brother-in.”