Erdogan telefonon Putin për ta uruar për zgjedhjet

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka uruar presidentin rus Vladimir Putin për fitoren e tij në zgjedhje gjatë një telefonate të nisur nga Turqia, njoftoi shërbimi për shtyp i Kremlinit. 

Udhëheqësi turk e uroi ngrohtësisht Vladimir Putinin për fitoren e tij bindëse në zgjedhjet e Presidentit të Federatës Ruse dhe i uroi atij suksese të reja në shërbimin publik për të mirën e popullit rus, thuhet në deklaratë. 

Të dy palët shprehën vendosmërinë e tyre për të vazhduar bashkëveprimin e ngushtë në interes të zhvillimit të marrëdhënieve të gjera ruso-turke. Ata diskutuan forcimin e stabilitetit dhe sigurisë ndërkombëtare, duke përfshirë çështjet rajonale të Detit të Zi. 

Nga ana e tij, Putin ka uruar Erdoganin dhe të gjithë myslimanët turq për muajin e shenjtë të Ramazanit. Dy liderët ranë dakord për vazhdimin e dialogut në forma të ndryshme.

Edhe Kina, India dhe Irani kanë uruar Putin për rizgjedhjen e tij.

Presidenti rus, Vladimir Putin, fitoi mandatin e pestë në pushtet, në një proces zgjedhor tejet të kontrolluar.

Putin ka marrë 87.32% të votave ndërsa në zgjedhje sipas Kremlinit kanë marrë pjesë mbi 70% e popullsisë. Putin me këtë mandat do të arrijë Stalinin në pushtet në krye të Kremlinit.

Next Post

Ukraina rrit mobilizimin e më shumë burrave për të luftuar Rusinë pas dy vitesh luftë

Mon Mar 18 , 2024
Rritja është 10 herë më shumë njerëz të rinj sesa 12 brigadat që Ukraina ngriti për kundërsulmin e saj të vitit 2023 dhe mund t’i mundësojë vendit të thyejë përfundimisht mbytjen e Rusisë në rajonet e saj jugore, duke e prerë frontin përgjysmë dhe duke e detyruar Kremlinin në një […]

You May Like

Publikimet e fundit