
Në fotot e postuara në faqen e Instagramit të së përjavshmes “Chi”, Fedez po shijon shoqërinë e vajzës brune me flokë të shkurtër, që duket se është edhe dashuria e re e Fedez
Duket qartë që Fedez ka nisur një romancë të re dhe ajo nuk është modelja simpatike franceze, Garance Authié. Sipas disa fotove që ka publikuar revista “Chi”, reperi italian duket se po relaksohet në një pishinë në Puglia në shoqërinë e mikut të tij Emis Killa, por edhe të një vajze misterioze brune, me të cilën ka shkëmbyer disa puthje që janë shkrepur nga fotografët.