
Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, ishowspeed, i ndjekur nga mbi 25 milionë persona në platformën “YouTube” ka vizituar Tiranën, duke u ndalur në një vizitë të shkurtër edhe në zyrën e kryeministrit.
Pasi u shfaq pranë dhjetëra të rinjve në Sheshin Skënderbej, i veshur me fanellën e ekipit kombëtar shqiptar u nis drejt kryeministrisë ku takoi kreun e qeverisë, Edi Rama.
Rama ndau me të disa prej veprave të realizuara.