
EgyptAir i ka dhuruar një biletë falas për gjithë jetën një foshnjeje të sapolindur, e cila lindi gjatë një fluturimi nga Kajro drejt Doualas, Kamerun.Mediat egjiptiane raportuan të shtunën se një grua nga Kameruni ka lindur gjatë fluturimit MS887 të EgyptAir, i cili po operonte me një avion Boeing 737-800. Linja ajrore njoftoi se pasagjeri i papritur do të marrë bileta falas për gjithë jetën si një dhuratë të veçantë. “Ekuipazhi i kabinës së EgyptAir ndihmoi pasagjeren në lindjen e foshnjës gjatë fluturimit. Pas lindjes së suksesshme, ekuipazhi ofroi të gjithë ndihmën e parë të nevojshme për nënën dhe të sapolindurin,” thuhet në raporte.