Gareth Southgate jep dorëheqjen pas humbjes së Anglisë në finalen e Euro 2024

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka dhënë dorëheqjen dy ditë pas humbjes së Anglisë përballë Spanjës në finalen e Kampionatit Evropian 2024.

Kjo ishte humbja e tyre e dytë radhazi në finalen e Euros, pasi ata u mundën me penallti nga Italia në Wembley tre vjet më parë.53-vjeçari drejtoi vendin e tij për 102 ndeshje, në tetë vjet në krye. Kontrata e tij ishte caktuar të skadonte në fund të këtij viti.

“Si një anglez krenar, ka qenë nderi i jetës sime të luaja për Anglinë dhe të drejtoja Anglinë”, tha Southgate. “Kjo ka qenë gjithçka për mua dhe kam dhënë gjithçka. Por është koha për ndryshim dhe për një kapitull të ri,” -tha ai.

Next Post

Përmbyet shtëpia luksoze e reperit Drake

Thu Jul 18 , 2024
Reperi i njohur kanadez Drake me famë ndërkombëtare, është përballur me një ngjarje të papritur pasi shtëpia e tij luksoze në Toronto është përmbytur nga stuhitë e shiut. Ai ka ndarë këtë lajm me fansat në rrjetin social Instagram duke postuar një video ku tregohet shtëpia e tij nën ujë. […]

You May Like