
Tuneli i Llogarasë renditet ndër tunelet më të mëdhenj të Ballkanit. Më 2 ose 3 korrik 2024, ai do të hapet për përdorim për turizmin e verës, pa tarifë përdorimi.

Më 2 ose 3 korrik 2024, Tuneli i Llogarasë do të hapet për përdorim për qytetarët tanë dhe vizitorët e huaj. Ai renditet ndër tunelet më të mëdhenj të Ballkanit. Kushton 140 milionë euro dhe përfaqëson një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore të vendit.
Në tunel janë realizuar deri tani rreth 88 përqind e punimeve. Ka përfunduar betonimi i tunelit kryesor dhe po bëhen përgatitjet e fundit për të nisur hedhjen e shtresave asfaltike, ndërsa po punohet edhe për plotësimin e sistemit elektromekanik dhe atij të ndriçimit.Janë fazat e fundit të veprës. Po punohet paralelisht edhe për ndërtimin e qendrës së monitorimit të tunelit, e cila do të garantojë sigurinë e plotë të menaxhimit të tij.
