
Tashmë është zyrtare, Sokol Cikalleshi do të luajë sezonin e ri në kampionatin iranian me skuadrën e Traktorit, e cila ka këmbëngulur për të marrë shërbimet e sulmuesit edhe më parë.

Para Europianit, ai deklaroi tërheqjen nga Kombëtarja pas 10 vitesh rrugëtim, kjo pasi Silvinjo nuk e grumbulloi në listën e lojtarëve.Në të kaluarën fanellën e Traktorit e ka veshur edhe Ditmar Bicaj, i cili aktualisht është trajner i Burrelit në Kategorinë e Parë.