Kuqezinjtë fitojnë pastër në miqësoren ndaj Lihtenshtejnit 3-0

Shqipëria triumfoi pastër 3-0 ndaj Lihtenshtejnit, në miqësoren e luajtur në Hungari. Pas gjysmë ore loje, Broja shfrytëzoi  në maksimum një asist të Bajramit, për të dërguar topin në rrjetë. Me epërsinë minimale të rezultatit, ekipi i Sylvinhos shkoi në dhomat e zhveshjes.

Jasir Asani ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, duke i mahnitur të gjithë në minutën e 47-të. Shqipëria thelloi shifrat falë Ernest Muçit, në minutën e  67-të. Pas këtij suksesi, kombëtarja do të sfidojë Azerbajxhanin pas pak ditësh, në miqësoren e fundit para Euro 2024.

Next Post

10 menyra si te qendrojme te lumtur?

Tue Jun 4 , 2024

You May Like