
Roberto ‘Loli’ Linguanotto, pastiçeri italian që besohet se ka shpikur ëmbëlsirën tiramisu, vdiq të dielën në moshën 81-vjeçare.

I quajtur ‘babai i tiramisu’s, Linguanotto ndërroi jetë në Itali pas një beteje të gjatë me një sëmundje e cila nuk bëhet e ditur nga mediat.
Ai mendohet se e krijoi tiramisunë në vitin 1970 ndërsa punonte në Alle Beccherie, një restorant i njohur në Treviso, në Italinë veriore.Disa thonë se e krijoi rastësisht ëmbëlsirën pasi hodhi aksidentalisht mascarpone në një tas me sheqer dhe vezë.
