Ndahet nga jeta “Tarzani”

Aktori i hitit televiziv “Tarzan”, Ron Ely, ka vdekur në moshën 86-vjeçare.Lajmin e konfirmoi vajza e tij, Kirsten Casale Aly, e cila përmes një postimi në Instagram, deklaroi se babai i saj, ndërroi jetë paqësisht më 29 shtator.

“Bota ka humbur një nga njerëzit më të mëdhenj që ka njohur ndonjëherë – dhe unë kam humbur babanë tim. Babai im ishte dikush që njerëzit e quanin hero. Ai ishte një aktor, shkrimtar, trajner, mentor, familjar dhe udhëheqës. Ai krijoi një valë të fuqishme ndikimi pozitiv kudo që shkoi. Ndikimi që ai pati tek të tjerët është diçka që nuk e kam parë kurrë te asnjë person tjetër – kishte diçka vërtet magjike tek ai. Kështu e njohu bota”, deklaroi Kirsten në postimin e saj, duke ndarë po ashtu një sërë imazhesh me të.

Next Post

Si ndryshon Ora në fundjavë?

Thu Oct 24 , 2024
Mëngjesin e të dielës në ora 2 të natës, koha do të shkojë prapa duke u bërë ora 01.00. Vërtet që dikush do të flejë më shumë, por nëse qëndron zgjuar deri në 2 të natës, kjo nuk do të mjaftojë.Civilizime të ndryshme e përshtatin orën e tyre sipas kohës […]

You May Like