Ndërron jetë Ismail Kadare

Ismail Kadare, një ndër shkrimtarët më të rëndësishme të letërsisë shqipe ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Lajmin e trishtë e konfirmoi edhe botuesi i tij, Bujar Hudhri, për Euronews. Shkrimtari i madh ka pësuar arrest-kardiorespirator gjatë qëndrimit në shtëpi.

Ismail Kadare ka lindur në Gjirokastër, më 28 janar 1936 dhe është akademik, politikan dhe një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohor të letërsisë shqipe.

Veprat e Kadaresë kanë një rëndësi të veçantë, pasi janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme dhe është autori që na ka prezantuar denjësisht në botë

Edhe pse shquhet për prozën, sërish kontributi i tij është i madh edhe në poezi, dramë e përkthime. Poezia ishte një pasion i hershëm i tij, pasi ka krijuar vargje qysh prej rinisë dhe më pas, eksperimentoi me prozën, duke u bërë një prej prozatorëve më të njohur shqiptarë.

Next Post

Trazira të shumta ne Francë pas fitores së ekstremit të djathtë në raundin e parë të zgjedhjeve

Mon Jul 1 , 2024
Raportohet ka pasur protesta në Rennes, Rijeka-le-Papu dhe në periferinë e Parisit të cilat nisën menjëherë pas përfundimit të raundit të parë, në të cilën partia e Le Pen fitoi 34.2% të votave; Fronti i Ri Popullor (e majta ekstreme) 29.1% dhe ajo e Macron, 21.5% të votave. Në qendër […]

You May Like