
Të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniversitar nisin sot vitin e ri shkollor. Janë rreth 350 mijë nxënës të cilët nisin këtë vit shkollor, ndërsa 28 mijë prej tyre ulen për herë të parë në bankat e shkollës
350 mijë nxënës të arsimit parauniversitar ulen sot në bankat e shkollës për të nisur vitin e ri shkollor 2024-2025 në 1725 shkolla në të gjithë vendin.28 mijë nxënës do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës, ndërsa rreth 27 mijë janë të regjistruar në klasat e 10-ta.25 shkolla të reja hapin dyert për herë të parë për të pritur nxënësit e fëmijët në vitin e ri shkollor, si dhe 216 laborator të rinjtë.