
Në një intervistë të fundit për Time Out London, Rita Ora, ylli i pop-it shqiptar që ka pushtuar skenën ndërkombëtare, ndau mendimet e saj rreth karrierës, jetës personale dhe lidhjes së saj të pandërprerë me vendlindjen e saj, Kosovën.
“Unë nuk e di çka ka në ujë, por jam shumë krenare për të gjithë yjet e mrekullueshëm të pop-it që kanë dalë nga Kosova”, thotë ajo.
Rita Ora beson se është shumë e rëndësishme të flasësh për vendin nga ku vjen. “Që kur kam filluar, kam qenë gjithmonë një avokate e madhe për të folur rreth prejardhjes sime.


Ajo kujton me nostalgji momentet e fëmijërisë, sidomos ato me prindërit e saj, të cilët u përballën me sfida të mëdha për t’u përshtatur në një vend të ri.
“Prindërit e mi kanë sakrifikuar shumë për ne. Mamaja ime, e cila është psikatre, dhe babai im, një sipërmarrës në fushën e gastronomisë, duhej të mësonin një gjuhë të re dhe të rindërtonin jetën e tyre nga fillimi”, thotë Rita. “Mamaja është shumë, shumë kosovare – me theksin e saj, me ushqimin. Unë gjithmonë jam rreth saj”.