
Nëse dyshemeja e shtëpisë apo e ambientit të punës po mbushet me fijet e flokëve të tua, mos u shqetëso se nuk je e vetmja. Të shumtë janë ata që ankohen se sa herë prekin flokët ju ngelin fije nëpër duar, ose sipër pulovrave të pambukta. Rënia e flokëve është krejtësisht normale dhe nuk ka asgjë për t`u shqetësuar. Rënia më e madhe e flokëve ndodh në vjeshtë dhe në verë, kur ndërron edhe gjaku.
Flokët janë ato që mbrojnë lëkurën tonë nga rrezet e forta të diellit. Ndërsa temperaturat e ftohta i lenë të mbyllura poret e lëkurës së kokës, duke bërë që në verë të ketë më shumë rënie të flokëve ndërsa në dimër më pak. Edhe nëse na bien flokët këtë periudhë, është për shkak të poreve që kanë qenë të hapura në verë dhe disa fije të shkëputura që ende nuk kanë rënë apo nuk janë larguar nga flokët.
Vazhdimisht ne furnizohemi me flokë të rinj dhe se rënia e tyre është krejtësisht normale. Vlerësohet se ne humbim rreth 100 qime në ditë, e cila balancohet me shkallën e daljes së flokëve të reja.