Presidenti Duka flet për median italiane: Jemi një skuadër e mirë, do të jemi të lumtur nëse kalojmë në fazën e 1/16

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dhënë së fundmi një intervistë për median italiane TvPlay, ku ka folur për kualifikimin e ekipit Kombëtar në finalet e Euro 2024, skuadrën kuqezi, teksa është ndalur edhe te dy nga futbollistët e Kombëtares, Nedim Bajram dhe Armando Broja.

Ndër të tjera, Presidenti Duka ka komentuar edhe përballjen e veçantë me Italinë dhe shpreson që Shqipëria dhe axurrët do të kalojnë së bashku në fazën e 1/16-ve.“EURO 2024” – Për ne është krenari të jemi në EURO 2024 për këtë event madhor.

Do të përballemi me tre ekipe shumë të forta si Italia, Kroacia dhe Spanja. Edhe ne jemi një skuadër e mirë, sepse kemi bërë një rrugëtim të bukur përgjatë kualifikueseve.

Do jemi të lumtur nëse do të kualifikohemi në fazën e 1/16-ve.Në 2015 jemi përballur me Italinë në një miqësore në Xhenova dhe tifozët tanë kanë kënduar himnin shqiptar dhe atë italian. Kemi shumë respekt për Italinë. Shpresojmë që të kalojmë si ne edhe Italia në fazën e 1/16-ve.

Next Post

Rriten kërkesat për pune në shtet

Thu Jun 13 , 2024
Reforma e pagave nisur në administratën publike ku preken mbi 130 mijë punonjës ka sjellë edhe rritjen e aplikimeve për pozicione pune në shërbimin civil sipas raportimit të ministres së re të shtetit Adea Pirdeni për punën e DAP. Punësimi në administratën publike mbetet tërheqës pasi në bazë të dhënave […]

You May Like