“Reagimi ishte i ekzagjeruar”, e vërteta e Albano Bogdos për Beatrix Ramosajn

Aktori i humorit Albano Bogdo është rrëfyer në “S’e Luan Topi” në Top Channel për një nga momentet më të përfolura.Ai foli kryesisht për deklaratën e tij, kundrejt Beatrix Ramosaj, e cila bëri bujë asokohe.

Atëherë thashë njeriu më i urryer në Ballkan sepse rastisi që në të njëjtën ditë që unë thashë batutën, ai serbi bëri atë masakrën në Kosovë. Nuk po merrej askush me atë, po merreshin me mua. Ishte i ekzagjeruar reagimi. Erdhi nga njerëz që s’kanë asnjë lloj…Nuk është se çfarë the, është që e the në një moment që ata po kalonin aq shumë në jetë dhe i preku aq shumë. Mua kjo më intereson, sa është prekur Albani dhe Beatrixa. Nuk kam komunikuar, por i kam kërkuar falje Beatrixës. I kam kërkuar ndjesë nga ana njerëzore. Po të kisha mundësi të komunikoja nuk do t’i thoja në emision.E kam kërkuar numrin e saj disa herë, por nuk ma dhanë. Mora vesh që ata po kalonin një periudhë të vështirë në jetën e tyre dhe vendosën të largoheshin nga Shqipëria. Albani po jepte dorëheqje nga muzika shqiptare, të dy, dhe për të ikur më pas për një jetë më të mirë në Amerikë.Ishte Albani, një artist i shkëlqyer që sapo kishte fituar festivalin, ndërsa e motra që shkëlqeu në BBV. Ju (publiku) i zhdukët nga Shqipëria, kur e kam thënë unë kanë qenë duke kërkuar punë në Amerikë. Publiku dhe influencerat i zhdukën nga Shqipëria, ndërkohë më thonin mua si e thua, ndërkohë që nuk lanë gjë pa thënë për të.

Next Post

Donnarumma bëhet baba!

Sun Sep 15 , 2024
Leo Donnarumma ka ardhur në jetë. Lajmi u bë i ditur nga babai i tij, portieri italian, Gianluigi ‘Gigio’ Donnarumma, i cili ka publikuar fotot e të porsalindurit nga materniteti. Partnerja e tij Alessia Elefante mësohet se ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë më 13 shtator.

You May Like