
Robert Berisha, ka ndarë së fundmi detaje interesante gjatë një interviste, ku ka pranuar se është shumë i përkushtuar për mirëmbajtjen e pamjes së tij fizike, përfshirë edhe ndërhyrjet estetike.
Berisha pranoi se për të, kujdesi për pamjen është një pjesë e rëndësishme e jetës, veçanërisht kur je në skenë për një kohë të gjatë.Ai tregon se e para ndërhyrje ishte ajo e dhëmbëve, shumë e rëndësishme për një figurë publike, por edhe botoks.
“Unë, dhëmbët i kam bërë ndër të parët. Pastaj, e gjithë estrada më kanë shkruar “a je i kënaqur?”, “a i kanë bërë mirë?” Normal, kam bërë edhe botoks, jo të tepruar, por fytyra lodhet”, thotë Roberti.