Rriten kërkesat për pune në shtet

Reforma e pagave nisur në administratën publike ku preken mbi 130 mijë punonjës ka sjellë edhe rritjen e aplikimeve për pozicione pune në shërbimin civil sipas raportimit të ministres së re të shtetit Adea Pirdeni për punën e DAP.

Punësimi në administratën publike mbetet tërheqës pasi në bazë të dhënave të vitit 2023 në çdo pozicion pune të nivelit specialist ka pasur një mesatare prej 14.3 kandidatësh ndërsa në procedurat e pranimit nga jashtë shërbimit në kategoritë drejtuese të mesëm dhe të ulët mesatarja ka qenë 23.9 kandidatë për pozicion pune“, u shpreh Adea Pirdeni, Ministre e Shtetit për Administratën Publike.

Gjatë raportimit të saj ministrja Pirdeni u ndal tek çështja e vendimeve gjyqësore që pësuan rritje gjatë vitit të kaluar për dëmshpërblimin dhe rikthimin e punonjësve në shërbimin civil, por gjatë këtij viti trendi po kthehet.

Në analizën e institucionit të Departamentit të Administratës Publike vërehet se numri i largimeve nga puna u rrit me 12.5% në krahasim me një vit më parë, por në trend rënës janë largimet që vijnë me dorëheqje, në ulje me 15%

Next Post

Zbulohet kënga zyrtare e Euro2024

Thu Jun 13 , 2024
“Fire” nga One Republic do jet kënga zyrtare e Euro2024 Euro 2024 po përjeton një moment të madh kulturor dhe muzikor, si OneRepublic është konfirmuar të jetë artisti që do të performojë këngën zyrtare për turneun e madh futbollistik. Kjo njoftim ka shkaktuar një valë të madhe të entuziazmit dhe […]

You May Like