Sipas statistave, gjuha e parë e huaj që flitet dhe që nuk është gjuhë zyrtare është anglishtja, rreth 6 për qind të popullsisë…Ndërkohë, sipas të njëjtave statistikave, ka 292 mijë rezidentë, 3.4 për qind ia kemi kaluar portugezëve në 2023-in. Portugezët ishin ata që flisnin gjuhën e dytë më të folur në Zvicër”, ka thënë Krasniqi – Malaj në emisionin “Rreth e Rrotull”.
“Në vitet e 90-ta shqiptarët e Shqipërisë shkonin në Greqi dhe Itali dhe tani kemi një fenomen social jashtëzakonisht shumë interesant. Tani kemi fazën e dytë të migracionit, shqiptarët që fillimisht janë vendosur në Greqi dhe Itali, për arsye të një komforti ekonomik më të madh vijnë dhe vendosen në Zvicër. Kjo është një popullsi e re që nuk ishte e njohur më përpara këtu”, ka treguar specialistja e politikave të migracionit në Zvicër.
