Taulant Seferi sapo na tregoi se është single

Në një intervistë për “TV21 Macedonia”, futbollisti, pranoi se nuk është më në një lidhje, duke u shprehur:

“Jam single. Kam dalë dikur në një intervistë kam thënë se jam në lidhje, por tani jam single”, u shpreh Seferi.

Seferi konfirmoi lidhjen e tij thuajse një vit më parë dhe në emisionin e binjakëve Veshaj, “Më lër të flas”, foli pak me detaje për partneren.

“Unë e kam një të dashur që jeton në Zvicër. Ka 4 vite që jemi bashkë”, tha Taulanti, duke shtuar se i ka parë të gjitha meme-t që janë bërë nëpër TikTok e Instagram (ndihemi pak fajtore). “Ajo bëhet xheloze, por e kaloj me sportivitet”, tha Taulanti, duke treguar se i ka dhënë siguri, por edhe se “ia bën rrafsh”.

Next Post

Brad Pitt dhe e dashura e tij për herë të parë si çift në publik

Mon Jul 8 , 2024
Të qeshur dhe të kapur për dore, Brad dhe partnerja e tij morën pjesë në “Çmimin e Madh të Formula 1” në Britani duke marrë vëmendjen e të gjithëve. Aktori Brad Pitt dhe krijuesja e bizhuterive Ines de Ramon janë shfaqur për herë të parë bashkë në publik. Çifti dukej […]

You May Like