Taylor Swift mbështet publikisht Kamala Harris

Taylor Swift ka mbështetur Kamala Harris për garën presidenciale të Shteteve të Bashkuara. Pas shumë spekulimeve nëse këngëtarja më e famshme në planet do të përdorte influencën e saj të madhe për të mbështetur fushatën e zv/presidentes, Swift, e cila vitin e kaluar u emërua nga Forbes si gruaja e pestë më e fuqishme në botë (Harris ishte e treta), pak pas përfundimit të debatit presidencial, bëri të ditur në rrjetet sociale se do të votojë për Harris në nëntor.

Në zgjedhjet presidenciale të 2024-ës do të votoj për Kamala Harris dhe Tim Walz”. Këngëtarja e përshkroi Harris si një “udhëheqëse të fortë dhe me vizion”, ndërsa lavdëroi Walz për mbështetjen e të drejtave të komunitetit LGBTQ+, të drejtës së grave për të vendosur për trupin e tyre dhe fecondimin e asistuar. “Kam bërë kërkimet e mia dhe kam marrë vendimin tim,” shtoi ajo. “Edhe ju duhet të bëni kërkimet tuaja dhe të zgjidhni vetë. Dua t’i kujtoj veçanërisht atyre që votojnë për herë të parë se duhet të regjistrohen për të votuar! Gjithashtu, mendoj se është shumë më e lehtë të votoni më herët. Do të vendos një link për regjistrim dhe informacione për votimin e hershëm.”

Next Post

"Nuk e di çka në ujë, por jam krenare", Rita Ora mbështet kolegët nga Kosova

Wed Sep 11 , 2024
Në një intervistë të fundit për Time Out London, Rita Ora, ylli i pop-it shqiptar që ka pushtuar skenën ndërkombëtare, ndau mendimet e saj rreth karrierës, jetës personale dhe lidhjes së saj të pandërprerë me vendlindjen e saj, Kosovën. “Unë nuk e di çka ka në ujë, por jam shumë […]

You May Like