Trump: Obamën e vlerësoj si njeri, por është president i dështuar

Donald Trump ka vlerësuar Barack Obamën në një deklaratë për CNN. Trump tha se e vlerëson si njeri, por si president është i dështuar. Kandidati republikan pretendoi se Kina dhe Japonia kanë përfituar nga Obama kur ishte president, veçanërisht në sektorin e tregtisë.

“Kam menduar se ai ishte një president i dështuar. Ai nuk e përfundoi punën. Ai lejoi disa gjëra të ndodhnin, të cilat duheshin shmangur. Lejoi që njerëzit të përfitonin nga ne në fushën e tregtisë.Ai ishte shumë i dobët në atë sektor. E pëlqej atë. Mendoj se është një zotëri i mirë, por shumë i dobët në tregti. Mjafton që të shikoni se çfarë ka ndodhur me vendin tonë në atë sektor, ishte një tmerr.Shikoni Japonin apo Kinën. Shikoni çfarë ka ndodhur me disa prej këtyre vendeve, çfarë ato bënë. Por mua më pëlqen ai. E respektojë atë dhe bashkëshorten e tij”, tha Trump.

Next Post

Dua Lipa feston ditëlindjen sot

Thu Aug 22 , 2024
Ylli i muzikës botërore, por me origjine nga Kosova, Dua Lipa, sot feston 29-të vjetorin e saj të lindjes. Dua i sjell shumë njohje vendit të saj, Kosovës, me festivalin që e organizon çdo vit “Sunny Hill-in”. Artistja njihet botërisht me këngët e saj dhe ka fituar çmime prestigjioze, ku […]

You May Like