UEFA gjobit sërish FSHF-në për sjelljen e tifozëve

Një muaj pasi Kombëtarja Shqiptare e futbollit mbylli eksperiencën e saj në Euro 2024, në ndeshjen përballë Spanjës që u kurorëzua kampione, UEFA ka vendosur të dënojë FSHF-në.

Më vendimin disiplinor të qeverisë së futbollit kundër FSHF, dënohet sjellja e tifozëve të Shqipërisë në dy ndeshje, ato përballë Kroacisë dhe Spanjës.

Objektiv i hetimit të UEFA-s ka qenë sjellja “raciste/ diskriminuese” e tifozëve kuqezi.

“Komisioni i Etikës dhe Disiplinës vendosi të gjobitë FSHF 30 mijë euro dhe të ndalojë Federatën nga shitja e biletave për ndeshjen e saj të radhës në kompeticionet e UEFA-s si udhëtuese, për sjellje raciste dhe diskriminuese të mbështetësve të saj. Dënimi në fjalë për shitjen e biletave do të jetë i pezulluar në një periudhë prove prej dy vitesh”, njofton UEFA.

Next Post

Ja sa është rroga vjetore e Princ William

Thu Jul 25 , 2024
Nëpërmjet trashëgimisë së pasurisë së Dukatit të Cornwall dhe titullit të Dukës së Cornwall-it kur Mbreti Charles u ngjit në fron në vitin 2022, William, 42 vjeç, mori 30.4 milionë dollarë nga të ardhurat e tij të vitit të parë të plotë. Sipas medias, shuma totale përfshinte “shpenzimet zyrtare, bamirëse […]

You May Like