UEFA përcakton arbitrat e ndeshjes Kroaci-Shqipëri, kuqezinjtë nisen për në Hamburg

Shqipëria do të luajë të mërkurën (nesër) ndaj Kroacisë ndeshjen e dytë në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut, në orën 15:00. Sfida e dytë e kuqezinjve në Europian do të gjykohet nga një trupë arbitrash francezë.

Kryesori i këtij takimi do të jetë arbitri francez, François Letexier, teksa asistentët e tij do të jenë Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni. Në rolin e arbitrit të katërt në këtë ndeshje është emëruar Sandro Schärer

Kjo ndeshje do të vulosë fatin e një prej ekipeve për vijimin e rrugëtimit europian.Ekipi është nisur ditën e sotme drejt Hamburgut nga kampi i stërvitjes në Dortmund. Ndërkohë, pasdite në 17:15 do të mbahet konferenca për shtyp e trajnerit Sylvinho dhe kapitenit të ekipit, Berat Gjimshti.

Next Post

Ylli i skuadrës Mbappe shmang operacionin sërish në fushë

Tue Jun 18 , 2024
Në ndeshjen e parë të Euro2024, Franca fitoi kundër Austrisë, por me përfundimin e ndeshjes vëmendjen më të madhe e mori futbollisti i mirënjohur Kylian Mbappe.Pas një përplasjeje me Kevin Danso, ylli i skuadrës pësoi një thyerje në pjesën e hundës. Por një lajm i mirë sapo ka mbërritur… Mbappe […]

You May Like