Xhejlin kurorëzon dashurinë në martesë, fotot e para nga ceremonia në Romë

Pinar Deniz dhe Kaan Yildirim, prej vitesh të lidhur me njëri-tjetrin, janë martuar në një ceremoni të thjeshtë të mbajtur në Romë.

Pinar Deniz, aktorja e njohur për rolin e Xhejlin në serialin “Sekrete familjare”, dhe Kaan Yildirim kanë rreth dy vite e gjysmë që jetojnë dashurinë e tyre, por ceremoninë e martesës e vendosën krejt papritur.

Më 6 gusht, ndërsa çifti ishin në Angli, u mësua se Yildirim i propozoi partneres së tij Deniz. Më pas, pyetjet “Kur do të martoheni?” filluan të bëhen më të shpeshta.Fillimisht nuk kishte një përgjigje të qartë nga të dyja palët për martesën, por më vonë aktorja bukuroshe theu heshtjen dhe tha se do të donte të martohej dhe të bëhej nënë.

Mësohet se çifti mori masa shpejt për të organizuar martesën në Itali, para se të lindte fëmija.

Imazhet e para nga dasma u bënë shumë shpejt virale në rrjetet sociale. Pozat e çiftit u komplimentuan nga të gjithë.

Next Post

Angelina Jolie tregon tatuazhin që ka bërë me vajzën e saj Vivienne: “Kjo do të thotë shumë për ne”

Sat Sep 21 , 2024
Angelina Jolie dhe vajza e saj Vivienne kanë një shenjë të përhershme për të kujtuar kohën e tyre duke punuar së bashku.Aktorja, 49 vjeçe, ndau në një intervistë të re me CR Fashion Book se ajo dhe vajza e saj 16-vjeçare Vivienne bënë tatuazhe të ngjashme gjatë kohës së tyre […]

You May Like