
Ylli i “How I Met Your Mother”, Neil Patrick Harris, ka zbuluar se sa paguhej në javë për rolin e tij si Barney në sezonin e fundit.
Ai paguhej 220 mijë dollarë në javë dhe i pyetur nëse ishte i kënaqur me atë shumë, aktori tha: “Po tallesh me mua, 220 mijë në javë? Normale, isha i lumtur për këtë”.
Ai gjithashtu pranoi se u përpoq të negocionte për një pagë më të lartë në sezonin e katërt dhe të pestë.
“Nuk ishte sikur po përpiqesha të merrja paratë e të tjerëve. Thjesht doja që ekipi im të luftonte për mua sa më shumë që të ishte e mundur për sezonin e ardhshëm”, tha ai.